Një 26-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Hungari. I riu nga Kosova mësohet se jetonte në Austri, ndërsa kur u aksidentua ishte duke udhëtuar drejt Kosovës.

Lajmin e rëndë e kanë dhënë familjarët e të riut të cilët shprehen të hidhëruar nga ngjarja. Ndër të tjera familjarët pohojnë se aksidenti ka ndodhur gjatë natës.

 “Me hidhërim të madh ju njoftojmë ndarjen nga jeta për shkak të një aksidenti fatal me makinë, të nipit tim Liridonit 26-vjeçar. Liridoni ishte duke u kthyer në Kosovë por për fat të keq aksidenti i natës i ndodhur në Hungari, i mori jetën në moshë fare të re. Do ju lajmrohet në vijim për varrimin.”-shprehen familjarët në rrjete sociale.

Artikulli paraprakULEN TESTIMET, BIE NUMRI I INFEKTIMEVE ME COVID-19 NË VEND, REGJISTROHEN 1697 RASTE TË REJA DHE 4 VIKTIMA NË 24 ORË
Artikulli tjetërSHQIPËRI, ADOLESHENTI TENTON T’I JAPË FUND JETËS