Detaje të rënda dalin në dritë në lidhje me largimin e 17-vjeçares nga banesa e saj në Durrës, e cila u gjet sot pas 1 muaj kërkimesh në zonën e plazhit.

“BalkanWeb” ka siguruar dëshminë e adoleshentes në polici e cila ka pohuar se jetonte me djalin e hallës.

Madje ajo ka shokuar me deklaratën e saj teksa tha se me të kishte dhe një raport intim, pavarësisht lidhjes së tyre të afërt. Madje ajo pohon se ishte e rritur dhe se prindërit nuk kishin arsye që të bëheshin merak.

“Kam shkuar me dëshirë dhe nuk më ka përdhunuar. Kam qëndruar vetë më dëshirën time në shtëpinë e kushëririt. E kam djalë halle. Nuk kam dashur të lajmëroj prindërit. Doja të jetoja e qetë. Nuk kishin pse të bëheshin merak. Unë tani jam e rritur”, mësohet të jetë shprehur 17-vjeçarja në polici.

24-vjeçari me inicialet Sh. F ndërsa tashmë ndodhet pas hekurave.