Personat e verbër nuk kanë asnjë mundësi lëvizje në rrugët kryesore të qytetit. Kështu është shprehur Ndoc Bjeshka, kryetari I shoqatës kombëtare të të verbërve “Shpresa Katolike” I cili thotë se parkimet e gabuara dhe bllokimi I trotuareve janë një sfidë me të cilën kjo kategori përballen gjatë lëvizjes çdo ditë.

Kryetari I shoqatës kërkon angazhimin e policisë rrugore për lirimin e hapësirave publike pasi personat e verbër që lëvizin të shoqëruar nga kujdestarët e tyre e kanë të pamundur lëvizjen.

Aksesi në infrastrukturën rrugore është një nga problemet më të mëdha të personave të verbër në qytetin e Shkodrës. Vazhdimisht shoqatat kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për lirimin e trotuareve por ende nuk është marrë asnjë masë.