Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve u dha sot mandatin e deputetit edhe katër kandidatëve nga listat e PD-LSI për zgjedhjet parlamentare të 2017, 3 nga PD dhe 1 nga LSI, konkretisht:

-Eugen Bojaxhi LSI Berat
-Andi Përmeti PD Korçë
-Erion Piciri PD Tiranë
-Fatjona Dhimitri PD Gjirokastër

Pas marrjes së mandatit në KQZ, ata pritet të bëjnë betimin në Kuvend në seancën e javës së ardhshme.

Me deputetët e rinj, opozita e re shkon në 31vende.
Ndërkohë edhe tre kandidatë të tjerë kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit Nikolin Staka dhe Zef Shtjefni të dy nga lista e PD-së për qarkun Shkodër dhe Artur Roshi nga lista e PD-së për qarkun e Tiranës.

Artikulli paraprak“VERTIGO WINE” MBRËMJE DEGUSTIMI NË HOTEL “COLOSSEO”
Artikulli tjetërBASHA ME TRE VENDIME NË KRYESINË E PD-SË: NUK DO LEJOJMË ZGJEDHJE FASADË