Deputeti i qarkut të Shkodrës Tom Doshi, i cili reagoi ashpër ndaj prishjes së shtëpisë së figurës së njohur antikomuniste, Prek Calit, ka marrë një kundërpërgjigje nga nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka.

Në një status në Facebook, Paloka, shkruan se tani papritur, njerëzit të cilët ai votoi dhe u zgjodh deputet në Shkodër, ku i referohet Ramës, Gjinushit, Xhafajt, Ruçit e Bushatit, “urryekan antikomunistët”.

Statusi i Palokës “Toma ,pasi u zgjodh deputet me siglen e Gjinushit, pasi votoi per kryeminister birin e Kristaqit dhe nipin e Spiro Kolekes, pasi votoi per Rucin dhe Xhafajn, pasi votoi pinjollet e Sul Bushatit e Llambi Gegpriftit…papritur “zbuloi” se keta i urrekan antikomunistet ,kur prishen kullen e Prek Calit,” shkruan Paloka.

 

Artikulli paraprakKUSH U KRIJUA E PARA, PULA APO VEZA? SHKENCËTARËT ZBARDHIN MISTERIN
Artikulli tjetërMËSUESIT NË LEZHË PA PAGA, KËRCËNOJNË SE DO NDËRPRESIN PUNËN