Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës Valdrin Pjetri ishte i ftuar mbrëmjen e së Hënës në emisionin “Tonight” në Star Plus. Teksa foli për një sërë cështjesh me të cilat Shkodra përballet prej 30 vitesh, Pjetri u ndal edhe tek cështja Vllaznia. Sipas tij me marrjen e bashkisë Shkodër gjëja e parë është nisja e procedurave për privatizimin e ekipit u shpreh Pjetri

Ndërkohë Pjetri u shpreh se do të dëshironte që të kishte përballë tij një kandidat të opozitës në mënyrë që të luftonte projekti me projektin dhe secili të shpaloste platformën e vetë në këtë fushatë elektorale

Në vijimësi të intervistës së tij kandidati i majtë për bashkinë Shkodër Valdrin Pjetri deklaroi se ka preferuar që takimet elektorale që ai bën ti realizojë me grupime të vogla për faktin se me të tillë fushatë arrin që të jesh më afër problemeve që kanë qytetarët

Pjetri u ndal edhe në projektet për investime në rast se do të jetë kryebashkiaku I ardhshëm i Shkodrës. Disa nga këto projekte Pjetri përmendi rikualifikimin e hyrjes së qytetit të Shkodrës si edhe ndërtimin e një Piace të Madhe në qendër të qytetit

Artikulli paraprakEDI RAMA PRITET ME PROTESTA NË LONDËR
Artikulli tjetërSHKODËR, NISIN LOJËRAT VERORE NË ORATORIN “DON BOSKO”