Përmes një postimi në “Facebook” kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia, ka akuzuar Kryeministrin Rama duke thënë se kreut të qeverisë i intereson vetëm të bëjë show.

Spahia listoi disa projekte të planifikuara për terrenin e qarkut Shkodër të cilët nuk janë realizuar vetëm si pasojë e mosfirmosjes së Ramës.

“Ndëshkimi yt nga banorët e Shkodrës është afër! Vetëm pak ditë na ndajnë nga 25 Prilli nga ndëshkimi me votë që shkodranët dhe të gjithë shqiptarët do t’i japin një kryeministri që nuk di të shërbejë”, shkruan kandidati për deputet.

POSTIMI I PLOTË

Shkodra është braktisur prej 8 vitesh nga qeveria dhe shembulli tipik është mungesa e investimeve në atë çfarë është jetësore, furnizimin me ujë të pijshëm.
Edi Ramës i intereson vetëm show, fyen dhe sillet si klloun me shkodranët dhe harron që projektet për investime në Shkodër i ka në sirtar.
Janë 5 projekte që presin firmën e tij për t’i hapur rrugë dhe zgjidhur njëherë e mirë këtë problematikë për Shkodrën.
– Projekti i reabilitimit të godinës së stacionit të vjetër në Dobraç;
– Projekti I linjës së re 3 km nga stacioni i Dobraçit deri në Rus;
– Ndërtimi i linjës së re kryesore të trasmetimit me ujë të pijshëm nga Stacioni i pompimit në Trush;
– Ndërtimi i ujësjellësit të ri në fshatin Trush në Bashkinë Shkodër.
– Projekti i ri i furnizimit me ujë të pijshëm i fshatrave Bardhaj, Bleran.
Mjafton të bësh vetëm këto që t’i shërbesh Shkodrës dhe jo të bësh kllounin sa herë vjen në Shkodër.
Ndëshkimi yt nga banorët e Shkodrës është afër! Vetëm pak ditë na ndajnë nga #25Prilli nga ndëshkimi me votë që shkodranët dhe të gjithë shqiptarët do t’i japin një kryeministri që nuk di të shërbejë!!!
#25Prill #NDRYSHIM #PD #Nr9
#BardhSpahia #Nr7 ✌️✌️
#ShqipëriaFITON ✌️🇦🇱

Artikulli paraprak“SHQIPËRIA BUZËQESH”/ MANASTIRLIU NXJERR SHIFRAT: MË SHUMË SE 155 MIJË VAKSINIME ANTICOVID, NUK NDALEMI DERISA…
Artikulli tjetërBASHA KUJTON 30 VJETORIN E VRASJES SË 4 TË RINJVE NË SHKODËR: I VRAU REGJIMI QË PO JEPTE SHPIRT, PD NË RRUGËN E DUHUR PËR SHQIPËRINË SI E GJITHË EVROPA!