Për ish-kandidate për kryetare të PD, Edith Harxhin nisma ‘Open Balkan’ është një ‘përrallë e shëmtuar’ që po serviret sikur është hyrja në Europë.

Sipas saj, Kombi ynë është në rrezik nga kryeministri Edi Rama dhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

“Ballkani i Hapur” është vetëm një përrallë shumë e keqe, e shëmtuar që ne po na serviret sikur është hyrja në Europë. Pyes Edi Ramën, a njohje i ka dhënë Kosovës në këto 9 vite? Zero! Janë të gjitha mashtrime. Kombi ynë është në rrezik në këto momente, rreziku i vjen nga Rama, Vuçiç dhe ata që i paguajnë me misionin për të djegur Ballkanin. Ku ndodhet sot Lulzim Basha, gjoja nipi i Pejës? Asgjë, në 4 vitet e fundit që është diskutuar territori i Kosovës, a bërë vetëm një deklaratë të mjerë”, tha ajo.