Eduart Ndocaj do të jetë deputetit më i ri që  do të bëjë betimin në sallën e parlamentit këtë të enjte.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pas shumë debateve vendosi me shumicë të thjeshtë votash ti japë mandatin  Ndocajt, i cili zëvendëson Arben Ndokën në qarkun e Lezhës.   Më herët debati u fokusua tek propozimi i administratës së KQZ-së që mandatin e deputetit ta marrë kryetari i Bashkisë së Mirditës Ndrec Dedaj, i cili vinte ne listë pas  deputetit Arben Ndoka.  Zbatimi i parashikimeve kushtetuëse për një rast të tillë dhe kapaciteti i KQZ për të dhënë ose hequr mandatin e deputetit në radhë  përballi në qëndrIme kundër palët në tryezën e KQZ-së   Pas këtij debati me 3 vota pro dhe 4 kundër KQZ ka rrëzuar aktin e administratës për kandidatin e Ndrec Ndue Dedaj në qarkun e Lezhës.  Kundër aktit të administratës  bashkoi votat me të majtën edhe  anëtarja e së djathtës në KQZ Vera Shtjefni .