Dy ekipet e Akademisë Vllaznia kanë arritur fitore edhe në ndeshjet e rradhës të zhvilluara ndaj ekipeve respektive të Kukësit.

Në takimet e luajtura në fushën sportive “Reshit Rusi”, ekipi U-19 ka fituar me rezultatin 1-0 ndërsa ekipi U-17 ka fituar me rezultatin 2-1. Në fakt, u mendua se do të ishin ndeshje më të lehta, edhe për vetë renditjen e ekipeve kukësiane. Në takimin e 17 vjeçarëve ka futbollistët shkodran kanë shënuar të parët me anë të sulmuesit Boriçi. Kukësianët arrijnë që të barazojnë shifrat duke e vënë në vështirësi Vllazninë e cila ka arritur të shënojë golin e fitores vetëm në fundin e ndeshjes. Ka qenë një 11-metërsh i dhënë nga gjyqtari i cili është shndërruar në gol nga mesfushori Hoxha duke i dhënë fitoren 2-1. U-17 ka përforcuar vendin e parë me 5 pikë larg Shkëdisë së Tiranës duke qenë në kuotën e 26 pikëve. Ndërkohë edhe ndeshja mes 19 vjeçarëve ka patur rivalitet. Pavarësisht rasteve të krijuara, futbollistët shkodranë kanë vështirësi për të shënonuar në portën kundërshtare. Do të vinte minuta e parë shtesë kur kapiteni Pusi realizon golin që i jep Vllaznisë fitoren. Me këtë fitore, të rinjtë janë ngjitur në kuotën 24 pikëve pas 10 ndeshjesh të luajtura. Javën e ardhshme ekipet e Akademisë do të presin në Shkodër ekipet respektive të Partizanit.

Artikulli paraprakSHKODËR, 5 MIJË MJETE ME DETYRIME TË PRAPAMBETURA
Artikulli tjetërCUNGU: VLLAZNIA MERITOI FITOREN