Galeria e Arteve në Shkodër e nisi vitin 2024 me një ekspozitë me portrete të skulpturës të dala nga fondi i kësaj galerie në 50 vitet e fundit e titulluar “Krye për Kry”. Drejtori i galerisë Fatmir Juka shprehet se KOKA që i referohet kjo ekspozitë është një element i rëndësishëm në çështjet e komunikimit por edhe në art.

Titulli i ekspozitës “Krye për Kry” është një ironi artistike e qëllimshme shprehet drejtori Juka duke qenë se shoqëria shqiptare është e lidhur me KREUN dhe se përballja me kokat e ngrira të kësaj ekspozite është një ndjesi me shumë pikëpyetje.

Skulpturat e paraqitura në këtë ekspozitë të disa artistëve të njohur shkodran i përkasin fund viteve 70’deri në vitet 2000.

Ekspozita “Krye për Kry” me vepra nga fondi i Galerisë së Arteve në Shkodër në gjininë e skulpturës do të vijojë të qëndrojë e hapur për publikun.

Artikulli paraprakMOTI I KEQ, PËRMIRËSOHET SITUATA NË LEZHË
Artikulli tjetërVRAU KUNATIN SE I PËRDHUNONTE TË BIJËN, RIKTHEHET NË PARABURGIM 50-VJEÇARI SHQIPTAR NË GREQI