“Ditët e Mjedës” edicioni I XVIII çeli siparin e aktiviteteve në kuadër të 157- vjetorit të lindjes së poetit Ndre Mjeda. Në manifestimin e organizuar u promovua fjalori I poetit shqiptar I përmbledhur nga ish- hulumtuesi I gjuhës shqipe Kolë Ashta në vitin 1955. “Fjalori I gjuhës së Ndre Mjedës” erdhi I përpunuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Studiuesi dhe famullitari Dom Nikë Ukgjini dhe Frano Kulli, po ashtu studiues vlerësojnë kontributin e poetit Ndre Mjeda.

Në këtë ditë të promovimit të Fjalorit të gjuhës së Ndre Mjedës morën pjesë studiues dhe personalitete të letërsisë në vendin tonë. Ndërkohë që manifestimi u organizua si çdo vit në qendrën muzeore “Ndre Mjeda” në fshatin Kukël, aty ku aty ku poeti Ndre Mjeda jetoi dhe krijoi për shumë vite.

Artikulli paraprakBORA MBULON ZONAT MALORE TË SHKODRËS
Artikulli tjetërEKSPOZITA “SALLONI I VJESHTËS”, EDICIONI I 17-të