Shkolla “3 dhjetori” në qytetin e Shkodrës ka organizuar një aktivitet festiv e kulturor. Drejtorja e shkollës Vjollca Jahja tha se vetë nxënësit kanë përgatitur një ekspozitë ndërkohë që aktiviteti u organizua edhe në kuadër të festës së pavarësisë, afrimit të 3 dhjetorit,

ditës ndërkombëtare të fëmijëve me aftësi ndryshe dhe daljes në pension të 4 mësuesve.Një prej mësuesve më të vjetër që është në prag të pensionit Behgjet Kali thotë se ekspozita e nxënësve është realizuar me materiale të riciklueshme.Në këtë aktivitet festiv përveç ekspozitës nxënësit kishin përgatitur edhe një koncert artistik me këngë e recitime duke sjellë emocione për organizatorët dhe publikun.

Artikulli paraprakRRUGA “FRANZ BARON NOPCA” , BANORËT: PUNIMET NUK KANË FILLUAR
Artikulli tjetër16 DITËT E AKTIVIZIMIT KUNDËR DHUNËS