Gjykata e Shkodrës ka pezulluar vendimin e Asamblesë së Ujësjellës – Kanalizime në Shkodër ku me firmë të Kryetarit të Bashkisë Bardh Spahia, u emërua administrator Arvit Bushati.

Vendimi u ankimua nga administratori ne detyre, Mark Molla.

‘1. Pranimin e kërkesës.

2. Sigurimin e padisë duke vendosur pezullimin e vendimit nr. 16, datè 18.07.2022

Vendimit r.17, datë 18.07.2022 të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Shkodër sh.a deri në marrjen e vendimit të formës së prerë nga gjykata, të vendimit që do zgjidhë çështjen civile të regjistruar mbi bazën e kërkesë padisë, që i është bashkëngjit këtij vendimi.

5. Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantè nè Gjykatën e Apelit Shkodër, brenda 5 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

U shpall në Shkodër, sot më datë 19.07.2022. ‘- thuhet në vendimin e Gjykatës Shkodër.

Artikulli paraprak“REFORMA TERRITORIALE E VITIT 2014 ME KONSULTIME FALLCO”, BYLYKBASHI: KËRKOHET MBËSHTETJE POLITIKE
Artikulli tjetërNUK ARRIHET DAKORDËSIA ME OPOZITËN, SHTYHET PËR NË SHTATOR ZGJEDHJA E AVOKATIT TË POPULLIT