24 orët e fundit shënuar fluksin e parë të kthimit për festa të shqiptarëve që jetojnë e punojnë në vendet e BE. Mbi 15 mijë hyrje janë regjistruar vetëm pranë dy pikave kufitare me Greqinë, ndërsa mbi 3000 të tjerë u futën këtë mëngjes nga Itali me 4 tragete.

 

Të shtunën në pikat kufitare me Greqinë pati radhë, por këtë të dielë situata ishte normale me fluksin e shtuar. Vigjilja e Krishtlindjes shënoi nisjen e fluksit të emigrantëve nga toka e deti. Mbi 15 mijë persona kanë hyrë në vend në 24 orët e fundit vetëm permes pikave kufitare me Greqinë. Numri më i lartë i hyrjeve është regjistruar në Kapshticë, ku të shtunën pati edhe radhë të gjata, por këtë të dielë situata ishte normale për periudhën. Kapshticë Shtetas shqiptarë në hyrje 7296 Shtetas shqiptarë në dalje 3059 Shtetas të huaj në hyrje 788 Shtetas shqiptar në dalje 408 Fluks i ngjashëm edhe në Kakavijë, ku gjithëashtu nuk raportohet për radhë. Kakavijë Shtetas shqiptarë në hyrje 7042 Shtetas shqiptarë në dalje 3213 Shtetas të huaj në hyrje 947 Shtetas shqiptar në dalje 606 Mëngjesi i së dielës shënoi nisjen e fluksit të kthimeve edhe nga deti.

Mbi 3000 persona që jetojnë e punojnë në shtetet e Bashkimit Europian hynë në vendin tonë nga porti i Durrësit me 4 tragete të linjave me Italinë Fluksi është i lartë dhe pasgjerët thonë se në portet italiane janë përballur me vonesa disa orëshe Nisja e fluksit të kthimit ka bërë që kompanitë e lundrimit të shtojnë numrin e trageteve duke e cuar në 6 brenda ditës. Fluks i shtuar po shënohet edhe nga pikat kufitare me Malin e Zi dhe Kosovën. Autoriteti Portual në bashkëpunim me degët e doganës dhe policinë kufitare kanë rritur numrin e sporteleve për përballimin e fluksit të udhëtareve, i cili pritet të zgjasë deri në prag të ndërrimit të viteve.

Artikulli paraprakMASKAT GRABISIN PIKËN E KARBURANTIT, MARRIN XHIRON DITORE
Artikulli tjetërGRABITET TAKSISTI, AUTORËT E FUTIN NË BAGAZHIN E MAKINËS