Erion Braçe ka dhënë sot dorëheqje nga detyra e zëvendëskryeministrit. Ka qenë vetë Braçe që ka njoftuar për largimin e tij nga qeveria, përmes një mesazhi të koduar. Në një postim në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’, Braçe shkruan se çdo gjë e ka një fund, ndërsa thekson se ndihet i nderuar që shërbeu për 24 vitet e fundit për njerëzit në nevojë e jo vetëm.

Pikërisht për të dhënë këtë mesazh, Braçe zgjodhi edhe një video nga ngjarja e rëndë e 26 nëntorit t 2019-ës, ku Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi 51 të vdekur. Nga Thumana, në krah të presidentit të asaj të Kosovës, Hashim Thaçhi, Braçe qetësonte qytetarët pasi në ato momente u regjistruar një tjetër tërmet i fuqishëm.

“Mos lëvizni, mos lëvizni. Mos lëvizni. Asnjë gjë! Ruani qetësinë. Komandat, atje janë njerëzit nën rrënoja. Të zhvendosemi pak atje, se është shtylla. Ju lutem, vendosni për përpara.”, dëgjohet Braçe duke iu thënë qytetarëve. Kujtojmë se Braçe mori detyrën e zëvendëskryeministrit në 28 dhjetor të vitit 2018.

Ajo çka ngelet për t’u parë është fakti nëse Braçe do të heqë dorë nga politika, duke marrë shkas edhe nga mesazhi i tij ku përmend kontributin e 24 viteve. Dorëheqja e deputetit të zgjedhur të PS-së, vjen një javë para që kryeministri Edi Rama të bëjë publik emrat e qeverisë “Rama 3”. Po ashtu, sot u mësua se nuk do të ulet në karriget e parlamentit as shefja e Infektivit, Najada Çomo, e cila u tërhoq për shkak të pandemisë së COVID-19, ndërkohë që vendin e saj pritet që ta zërë ish-ministrja Mimi Kodheli.
Mesazhi i Braçes:

MESAZHI I BRACES
KA NJE FUND!

I NDERUAR QE SHERBEVA PER NJEREZIT NE NEVOJE,
NE DITET E TYRE ME TE VESHTIRA NE 24 VITET E FUNDIT!

Artikulli paraprakPOLICIA VIJON KONTROLLET INTENSIVE NË RRUGË, ARRESTOHEN 15 DREJTUES MJETESH NË 48 ORË, DHJETËRA PATENTA TË PEZULLUARA DHE MBI 3000 GJOBA
Artikulli tjetërSËRISH RRITJE TË RASTEVE ME COVID-19/ 844 RASTE TË REJA DHE 3 HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT