Sot është dita vendimtare për të mësuar nëse do të shkojmë në fazën e 1/8-ve në Europian.

Kuqezinjtë tanë do të qëndrojnë të gozhduar para ekraneve në pritje të një mrekullie nga Gjermania dhe të një suksesi të mundshëm ose barazimi të Turqisë. Në grupin C Gjermania me 4 pike luan ndeshjen e fundit me Irlandën e Veriut me 3 pikë dhe do të duhet të paktën një fitore 4-0 e gjermanëve që Irlanda të ketë një golavarazh më të keq se Shqipëria. Ndërsa në ndeshjen tjetër duhet një fitore ose të paktën barazim i Polonisë me 4 pikë me Ukrainën që s’ka asnjë pikë. Në grupin D Spanja luan ndeshjen e fundit me Kroacinë dhe dy skuadrat kanë njëra 6 dhe tjetra 4 pikë. Sido që të dalë ky takim, nuk ka ndikim për Shqipërinë. Me interes është ndeshja tjetër mes Cekisë që ka 1 pikë dhe Turqisë 0. Për Shqipërinë do të duhej një barazim i tyre në rastin më të mirë dhe në rastin më të keq një fitore e Turqisë 1-0.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, TAFILI DHE DIBRA OFERTA NGA KOSOVA, MUND TË LARGOHEN
Artikulli tjetërU-15, VLLAZNIA-TIRANA 2-1, KUQEBLUTË KALOJNË NË FINALE