Ekipi U-15 i Vllaznisë ka arritur që të dalë në finale ku do të diskutohet titulli kampion.

15 vjeçarët fituan 2-1 ndeshjen gjysmëfinale ndaj Tiranës. Edhe pse sfida u zhvillua në kryeqytet Vllaznia arriti që të marrë një fitore. Kuqeblutë kishin shumë pak mundësi për zëvendësime sepse në stol ishte vetëm një futbollist por sërish stafi teknik arriti që ta menaxhonte ndeshjen. Dy prej futbollistëve edhe pse të dëmtuar duke mos patur mundësi zëvendësimi qëndruan në fushë për 90 minuta duke kontribuar për ekipin dhe duke arritur që ta fitojnë ndeshjen ndaj bardhebluve. Vllaznia ka fituar falë dy golave të shënuar nga Radovani duke bërë kështu që 15-vjeçarët të jenë ende në lojë për fitimin e titullit kampion në këtë grupmoshë. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për Vllazninë. Në të dytën Tirana arriti që të barazojë por kuqeblutë nuk pranojnë barazpeshën. Sërish shfaqet Radovani që realizoi edhe golin e dytë duke i dhënë fitoren ekipit të 15-vjeçarëve të Vllaznisë të drejtuar nga trajnerët Astrit Premçi dhe dhe Altin Xhahysa. Në formacion luajtën Shkoza, Shimaj, Çomo, Amuli, Rroji, Torishta, Paloka, Smajli, Kerrjota dhe në sulm Preka e Radovani. Pas kësaj fitoreje kuqeblutë do të luajnë ditën e premte të kësaj jave në finale ndaj ekipit të Pogradecit ku objektiv i vetëm është fitorja për të sjellë në Shkodër titullin kampion.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprak“EURO 2016”, DITË VENDIMTARE, JA SI DUHET TË DALIN NDESHJET E SOTME QË TË KUALIFIKOHEMI
Artikulli tjetërPOLICIA E SHTETIT NDËSHKON SHKELËSIT E KODIT RRUGOR