Eurodeputeti Fleckenstein vjen në Tiranë,gjen politikën në udhëkryq

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein nesër do të mbërrijë në Shqipëri për një vizitë treditore, pas miratimit të rezolutës për Shqipërinë. Vizita e nesërme Fleckenstein në Tiranë do të përkojë me një klimë politike të trazuar. Partia Demokratike ka bojkotuar punën parlamentare dhe është vendosur prej dy ditësh në shesh në një çadër të ngritur përpara Kryeministrisë, së bashku me dhjetra qytetarë. Takimet e Fleckenstein me politikanët shqiptarë përkojnë edhe me nisjen e Reformës në Drejtësi, si dhe përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit. Fleckenstein ka theksuar se, nëse ka një zbatim të mirë fillestar të Reformës në Drejtësi, Brukseli do të procedojë me nisjen e negociatave mes BE dhe Shqipërisë. Krahas politikanëve, Fleckenstein do të takojë Avokatin e Popullit, studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Artikulli paraprakSHPËRTHIMIN NË BOGOTA, VDES POLICI, 30 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërLIVING – 19-02-2017