Zyrtarëve spanjollë u është thënë që të heqin kravatat e tyre në punë për t’u freskuar në vend që të përdorin vetëm kondicionerin.

Kryeministri Pedro Sanchez, duke u shfaqur pa kravatë para gazetarëve në Pallatin Moncloa në Madrid, tha se ai ka inkurajuar të gjithë zyrtarët publikë që të heqin dorë nga veshja e tyre zyrtare përpara njoftimit për më shumë masa të kursimit të energjisë të hënën.

“Dua të vini re se unë nuk mbaj kravatë. Kjo do të thotë se ne të gjithë mund të kursejmë nga pikëpamja e energjisë”, tha ai.

Shtetet e BE-së po përpiqen të gjejnë mënyra për të ulur përdorimin e tyre të energjisë përpara se të vijë dimri, pasi Rusia filloi të frenojë furnizimet me gaz në kontinent.Gjermania tashmë ka filluar të fikë dritat e rrugëve në Berlin, ndërsa Hanoveri do të mbyllë ujin e ngrohtë në ndërtesat publike.

Tregjet e Oktoberfest-it dhe Krishtlindjeve gjithashtu mund të anulohen, ndërsa fabrikat e birrës mund të mmbyllen.Në Austri, qyteti i Linzit ka ndaluar ndriçimin e monumenteve historike gjatë natës, ndërsa Salzburgu po harton plane për të ndjekur të njëjtin shembull.

Artikulli paraprakU SHPALL EMERGJENCË SHËNDETËSORE GLOBALE, SHËNOHET VIKTIMA E PARË NGA LIJA E MAJMUNIT NË SPANJË
Artikulli tjetërGJERMANIA SHQYRTON VENDIMIN PËR T’IU RIKTHYER ENERGJISË BËRTHAMORE