Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, ka mbërritur në Selinë e Partisë Demokratike, ku dorëzoi kërkesën zyrtare për të kandiduar në zgjedhjet për kreun e ri të kësaj force politike.

Në një prononcim për mediat Kadilli tha se kjo garë është asimetrike.

“Dorëzova edhe formalisht kërkesën për kandidimin për kreun e PD-së. Është një moment shumë i rëndësishmë në PD, është një moment kthese. Ndonëse është një garë asimetrike sa i përket mjeteve në dispozicion të kandidatëve.

Ne kemi kryetarin që nuk del nga zyra. Por ka dhe një asimetri tjetër, është asimetria morale në të cilën ndjehem shumë herë më superior. Vij në këtë garë dhe ballafaqohem me vlerat, zotësia për të mbajtur fjalën e dhënë, aftësia e demonstruar në 30 vite për të qenë besnikë me institicionin e PD-së, jam njeriu që kam kontribuar me pastërti, nuk do të tradhëtoj asnjë nga demokratët edhe në këtë proces”, tha ai.

Artikulli paraprakBERISHA ‘NON GRATA’: YURI KIM: DITËT E PANDËSHKUESHMËRISË KANË MARRË FUND, ASKUSH S’MUND TË JETË MBI LIGJIN
Artikulli tjetërSHKODER, U KAPEN DUKE QARKULLUAR ME LENDE NARKOTIKE NE AUTOMJET, ARRESTOHEN 3 SHTETAS