Dramë për familjen e Luis Enrique. Ish trajneri i Spanjës por dhe i Romës dhe Barcelonës njoftoi ndarjen nga jeta të vajzës së tij, Xana 9 vjeç. E vogla vuante nga kanceri në kocka.

‘Vajza jonë u nda nga jeta pasi luftoi prë 5 muaj kundër osteosarcoma” shkruan ai në Tëitter.
“Falenderojmë të gjithë për përkrahjen që na dhatë gjatë këtyre muajve dhe çmojmë diskrecionin dhe mirëkuptimin” vijon.

Më tej Luis Enrique falenderoi dhe personelin mjekësor të spitaleve ku u kurua vajza e tij.
Do na mungosh shumë por do të të kujtojmë çdo ditë të jetës tonë me shpresën se do të takohemi sërish në të ardhmen. Do të jesh ylli që drejton familjen tonë.

Ish trajneri i Spanjës la kombëtaren 19 qershorin e kaluar pikërisht për tu kujdesur për të voglën.

Artikulli paraprakPËRPLASEN MAKINAT PLAGOSET RËNDË NJËRI NGA SHOFERËT
Artikulli tjetërZJARRI NË FINIQ, KA TRE DITË QË NUK SHUHET