Fëmija rom kërkoi lëmoshë, një shofer e mbyll në koshin e plehrave

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në fillim të rrugës “Mylsym Shyri” në kryeqytet. Një fëmijë 10-vjeçar nga komuniteti rom, teksa po kërkonte lëmoshë, është përballur me dhunën e një prej drejtuesve të automjeteve. Pasi e ka ofenduar fillimisht të miturin, drejtuesi ka dalë nga makina dhe me forcë e ka mbyllur atë në një prej kazanëve të destinuar për hedhjen e mbeturinave. Menjëherë me marrjen e njoftimit nga banorët, në vendngjarje mbërritën me shpejtësi punonjësit e Policisë Bashkiake, të cilët bënë të mundur nxjerrjen dhe dërgimin e fëmijës në Komisariatin Nr.2 të Policisë së Shtetit. Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike si pasojë e dhunës së ushtruar, u lajmërua edhe psikologu, ndërkohë që ka nisur puna për sekuestrimin e pamjeve filmike të cilat do të lehtësojnë identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë.

Artikulli paraprak‘AUDI’ THYEN POSTBLLOKUN SHOQËROHET NË POLICI BIZNESMENI
Artikulli tjetërFSHIN KILOVATËT NË MATËS, ARRESTOHET ELEKTRICISTI DHE ABONENTJA