Kjo është pamja e parë me të cilën përballen mijëra pushues vendas dhe të huaj të cilët zgjedhin Shkodrën për të kaluar pushimet. Për ta është vetëm një pamje e trishtë, ndërsa për familjet e komuniteteve rome dhe egjiptiane të cilat jetojnë pa përkrahje në Shkodër, ky është një realitet që I ka kushtëzuar jetesën.

Këto gra dhe fëmijë prej vitesh enden rrugëve të qytetit për të siguruar bukën e gojës, para syve të drejtuesve të institucioneve përgjegjëse që duhet të përgjigjen për mungesën e kujdesit dhe vëmendjes ndaj kësaj kategorie. Janë me dhjetëra fëmijë në Shkodër që shfrytëzohen për të kërkuar lëmoshë dhe gra të cilat nuk punojnë por detyrojnë të vegjlit të enden rrugëve, në kushte tejet të vështira.

Edhe pse fenomeni është prezent prej vitesh, institucionet nuk kanë bërë përpjekjet e duhura për të larguar këto persona nga rruga dhe për t’I integruar në shoqëri, siç në fakt duhej të ishte bërë kohë më parë. Kjo është një situatë ku duket se shteti, e ka humbur betejen për t’i larguar nga rruga këta fëmijë të cilët nuk e kanë vendin aty. E në një kohë kur kujdesemi me detaje për akomodimin e turistëve, mirëqënia e këtij komuniteti duhej të kishte po aq rëndësi.

Artikulli paraprakIBALLË, 6 VJEÇARI HUMB JETËN NË REZERVUAR
Artikulli tjetërVLLAZNIA FEMRA, HARIS LIKA TRAJNER I RI