Haki Selimi është një fermer në fshatin Vukatanë të njësisë Guri Zi në Shkodër, i cili prej më shumë se 15 vitesh merret me kultivimin e domates. Fermeri e ka konsideruar si një dështim total sasinë e vogël që ka arritur të prodhojë gjatë këtij viti.

Fermeri Selimi thotë se e ka të pamundur të nxjerrë shpenzimet që ka patur për ta mbjellë domatet. Investimet për ngritjen e serës dhe krijimin e kushteve optimale i kanë kushtuar së tepërmi.

Pavarësisht vështirësivë që ka hasur gjatë këtyre muajve, fermeri thotë se çmimi me të cilin detyrohet të shesë një kilogram domate është tejet i ulët.

Fermeri Selimi edhe pse merret prej vitesh me kultivimin e domates, thotë se asnjëherë nuk ka përfituar subvencione nga shteti.

Fshati Vukatanë në njësinë Guri Zi njihet si zona ku pjesa më e madhe e fermerëve merret me bujqësi, kryesisht kultivimin e domates por edhe të mbjella të tjera.

Artikulli paraprakI PASTËR NË TË TRIJA SHTYLLAT E VLERËSIMIT, KALON ME SUKSES VETTINGUN DREJTORI I LARTË NË POLICINË E SHTETIT
Artikulli tjetërSOT GJYSMËFINALJA E DYTË E CHAMPIONS LEAGUE, FURIA BAVAREZE PËRBALLË ‘SURPRIZËS’ LYON