Në pikën e kalimit kufitar në Muriqan janë shtuar lëvizjet në prag të festës së Pashkës. Në dy ditët e fundit, kryesisht gjatë pasditeve ka patur një fluks të shtetasve që kanë hyrë dhe dalë përmes kësaj pike, jo vetëm në Muriqan por edhe në pikën e kalimit kufitar në Han të Hotit.

Sipas informacioneve të siguruara nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, bëhet e ditur se mbi 17 mijë shtetas kanë lëvizur në këto 2 pika, prej të cilëve mbi 8 mijë kanë hyrë në territorin shqiptarë ku nga sa mësohet janë emigrant që kthehen në vendlindje për të kaluar festën e Pashkës me familjarët e tyre.

Nga të dhënat, kuptojmë se në datën 27 mars, ditën e mërkurë janë mbi 9 mijë shtetas ndërsa ditën e enjte, datë 28 mars, mbi 8 mijë të tjerë kanë lëvizur në këto 2 pika shumë të rëndësishme për veriun e Shqipërisë dhe jo vetëm. Me fillimin e stinës së pranverës, rritjes së temperaturave shtohen edhe lëvizjet në këto pika doganore ku emigrant të shumtë por edhe turistë nga vende të ndryshme zgjidhin të kalojnë disa ditë pushime në Shkodër.

Artikulli paraprakKËRKESA E OPOZITËS, SEKRETARIATI I ETIKËS ANULON VOTIMIN E 7 MARSIT NË KUVEND
Artikulli tjetërNDËRHYRJA TEK MOLOJA, BECI INSPEKTON PUNIMET