Shpresë dhe Mirësi, ka qene titulli i aktivitetit te organizuar në Shkodër nga Shoqata Projekti Shpresa ne bashkepunim me Caritasin Shqiptar.

Nje aktivitet i larmishem qe vjen ne Shkoder ne kuader te festes se pashkeve por edhe te projektit “Menaxhimi i njohurive Brenda rrjetit te sherbimeve per personat me aftesi te kufizuar. Per rreth nje ore te pranishmit kane ndjekur interpretimet e artisteve te rinj te kesaj shtrese qe kane nevoje per mbeshtetje dhe perkrahje, nderkohe qe fale ketyre iniciativave ato tregojne se meritojne mbeshtetje dhe respekt nga te gjithe.