Kjo e mërkurë shënon natën e festës së krishterë, Shënkollit. Ushqimi tradicional I kësaj feste ndër vite mbetet gatimi i gjelit, I cili ofrohet këtë natë në tryezat e familjeve shkodrane por edhe të zonave të tjera. Tregtarë të ndryshëm bëjnë të ditur se kërkesa për të blerë gjelin ka qenë më e pakët se vitet e kaluara, kjo për shkak të ekonomisë në rënie.

Çmimet variojnë nga 1 mijë lekë të reja deri në 1800, rradhë ndonjë gjel kushton 2000 lekë, por sërish qytetarët nuk janë ofruar të blejnë as në orët e fundit para natës festive shprehen tregtarët.

Tradita e festës e kërkon të merret një gjel në shenjë nderimi për Shën Kollin. Kjo është një festë ku familja bashkohet rreth tryezës,e cila është e mbushur me ushqime të ndryshme por kryesori është gjeli.

Artikulli paraprakVOLEJ, VLLAZNIA FITON KUPËN E 100-VJETORIT NDAJ PRISHTINËS
Artikulli tjetërSHKODËR, GJUETARËT: PO ZHDUKEN SPECIET E EGRA