Në 100 vjetorin e themelimit u organizua në Shkodër kupa në volejbollin e meshkujve “100 vjet Vllazni” teksa përballë ishin pikërisht skuadra e Vllaznisë dhe Prishtina e Kosovës. Në këtë përballje kuqeblutë kanë fituar 3-2 në një sfidë plot rivalitet mes dy ekipeve. Volejbollisti i Vllaznisë Nikolin Qafarena shprehet se synon që skuadra e tij të bëjë një paraqitje të mirë edhe në Kupën e Shqipërisë

Volejbollisti i Prishtinës Istref Elezi tha se në Shkodër ishte një përballje e vëllazërore dhe rivalitet kishte vetëm brenda fushës së lojës

Vllaznia e nisi jo mirë sfidën ndaj Prishtinës duke humbur 21-25 ndeshjen e parë ndërsa shkodranët barazuan duke fituar setin e dytë 25-22. Miqtë fitojnë 25-22 setin e tretë ndërsa kuqeblutë barazojnë 26-24. Në setin e pestë dhe final Vllaznia e fiton 20-18 dhe krejt ndeshjen 3-2 duke fituar kështu Kupën “100 vjet Vllazni”.

Artikulli paraprakBASHA NË QENDRËN HUMANITARE TEK UNAZA E RE: KËTA E DINË VUAJTJEN, SE JANË GODITUR NGA TËRMETI I SHTETIT
Artikulli tjetërFESTA E SHËNKOLLIT, BIE KËRKESA PËR BLERJEN E GJELIT