Ditët e festave si zakonisht kanë shtuar rastet e atyre që paraqiten në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës.

Mjeku Astrit Lahi shprehet se virozat e stinës por edhe raste të tjera që lidhen me festat kanë shtuar ndjeshëm fluksin në urgjencë. Një shqetësim për urgjencën e spitalit janë edhe përdoruesit e pijeve alkoolike ndrësa grupet do jenë të gatshme për të pritur këdo që ka probleme. Mjeku i urgjencës ka një këshillë për të gjithë qytetarët. Kryesisht nga vitet e kaluara më problematikët që i drejtohen urgjencës të spitalit rajonal të Shkodrës janë të rinjtë të cilët pas festës deri në orët e mëngjesit si shkak i përdorimit të tepërt të alkoolit detyrohen të marrin mjekimin e nevojshëm.

Artikulli paraprakSHKODËR, 100 FORCA POLICIE NË GATISHMËRI
Artikulli tjetërBASHKIA VAU DEJËS, MIRATOHET BUXHETI 2017-të