Në hyrje të Bypassit të Shkodrës jetojnë nëpër baraka dërrase apo llamarine më shumë se 100 persona të komunitetit Rom. Ndonëse na ndajnë vetëm pak ditë larg nga nata e ndërrimit të viteve, për këtë komunitet nuk do të ketë feste por do jetë një ditë njësoj si të tjerat.

Natën e ndërrimit të viteve romët do ta kalojnë nëpër barakat e tyre nën shoqërinë e ujit i cili është prezent në pjesën më të madhe të këtyre strehave në të cilat jetojnë. Ushqimin për natën e vitit të ri nuk e kanë siguruar akoma.

Nevoja më e madhe e komunitetit Rom mbetet sigurimi i një shtëpie e cila plotëson kushtet minimale të jetesës.

Pjesa më e madhe e romëve ushqehen me paratë që fitojnë duke lypur në rrugë apo me mbledhjen e kanaçeve nëpër koshat e mbeturinave por këto të ardhura janë të pamjaftueshme për të jetuar.

 

Artikulli paraprakJEHONA E SHKODRËS E STAR PLUS SJELLIN “SOFRËN SHKODRANE”
Artikulli tjetërGRABITET BANESA E VAÇE ZELËS NË TIRANË, AUTORËT MARRIN DEKORATA DHE BIZHUTERI