“Festë në shtëpi”, janë emertuar aktivitetet e përnatshme që po organizon Bashkia Lezhë prej datës 3 gusht, me rastin e kthimit të emigranteve për pushime verore.Muzika, kenget dhe vallet i kanë dhënë gjalleri sheshit kryesor të qytetit, duke tërhequr vemendjen e shumë qytetareve të cilët çdo mbremje po kalojnë momente gëzimi dhe argëtimi.Nën kryetar i Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj tregon mbi rëndësinë e këtyre aktiviteve që janë kthyer në traditë për Lezhën çdo muaj gusht.

Intepretimet e artisteve nga Lezha dhe më gjere, kanë rritur gjithnjë e më shumë numrin e qytetareve dhe emigranteve që kalojnë mbrëmjet në sheshin kryesor të qytetit.Për tju ofruar shërbim sa më cilësor festuesve janë hapur pika shërbimi ambulator të biznesit vendas.

Konceptimi i këtij organizimi që kulmon me 15 gusht me festen tradicionale Dita e Shtegtareve, nuk është vetëm argetim, muzike, shërbim dhe feste por pikë sapari vlersim dhe mirenjohje për kontributin e emigranteve që për asnjë çast nuk e harrojnë vendlindjen e tyre Lezhën.

Artikulli paraprakNË LEZHË PËR SKËNDËRBEUN
Artikulli tjetërMBETJET NË LUMIN KIR, INSTITUCIONET HESHTIN