111-vjetori i krijimit të policisë së shtetit u festua edhe në Lezhë.Në memorialin e efektiveve të rënë në krye të detyres u ngrit flamuri si dhe u vendosen kurora me lule, ndërsa pjesë e aktivitetit ishin drejtues policie, punonjes dhe ish-punojes, familjar të të rënëve dhe autoritete lokale.Në fjalen e tij para të pranishmeve, Drejtori i Policisë Vendore të Lezhës Alfred Elezi, tha se kjo ditë na tregon rëndësinë e uniformes që mbajmë, ndërsa këtë ceromoni përshëndeti Prefekti i Qarkut Lezhë Gjergj Prendi, i cili vlersoi rolin e uniformave blu në shërbim të komunitetit.

111-vjetori i policisë së shtetit u festua edhe në Mirditë, në një ceremoni ku ishin të pranishem punonjës policie, familjar të të rënëve dhe autoritete lokale.Shefi i Komisariatit Klodian Kondi, garantoi angazhim maksimal në goditjen e çdo paligjshmerie.

Në këtë përvjetor të policisë Drejtori i Përgjitshem vlersoi me çertifikata mirenjohje shefin e Komisariatit të Policisë Lezhë Kryekomisar Behar Caka, si dhe dy punonjes të tjere policie.

Artikulli paraprakPOLICIA E SHTETIT FESTON 111- VJETORIN
Artikulli tjetërKUPA E SHQIPËRISË NË FUTBOLL PËR FEMRA