Policia e Shtetit feston sot 111- vjetorin e themelimit të saj. Në fjalën e tij, drejtori I policisë Shkodër Edmond Sulaj, vlerësoi efektivët e rënë në krye të detyrës po ashtu edhe ata të cilët çdoditë japin kontributin e tyre në policinë e Shtetit.

Prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni vuri theksin tek ndikimi që ka patur policia e shtetit në komunitet, gjatë sezonit turistik por jo vetëm.

Ndërkohë, në fund të ceremonisë u dhanë vlerësime për disa efektivë dhe oficerë për punën e bërë me devitshmëri në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Artikulli paraprak111 VITE POLICI, BALLA: SFIDA NA PRESIN, NDIHMË NGA INTELIGJENCA ARTIFICIALE
Artikulli tjetërFESTOHET EDHE NË LEZHË 111-VJETORI I POLICISË