Cristiano Ronaldo është shpallur futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA në një mbrëmje gala në Londër që mblodhi bashkë personalitetet më të njohur të këtij sporti. Portugezi u vlerësua për arritjet me skuadrën e Reali Madrid, , nën buzëqeshjen e Lionel Messi dhe Neymar, dy finalistët të tjerë Ronaldo mori në duar trofeun prestigjioz.

Zinedine Zidan u shpall trajneri më i mirë i vitit në një garë ku mundi Antonio Conten të Chelsea dhe Allegrin e Juventusit. Zidan u bë trajneri i parë që drejton një klub në fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampioneve, sukses që i dha edhe trofeun e FIFA-s. në këtë mbrëmje gala vend pati në podium për tu nderuar edhe Buffon i cili e udhëzoi Juve në një titull të gjashtë të radhës Serie A dhe arriti 600 minuta Champions League pa pranuar një gol. Italiani 39-vjeçar u shpall portieri më i mirë, ndërsa Lieke Martens u zgjodh futbollistja më e mirë, vlerësim për paraqitjen e Holandës në fitoren e Europianit. Mes golave spektakolarë të vitit FIFA zgjodhi rrjetën e Olivier Giroud si perlën që impresionoi tifozët.

Goditja me takë e sulmuesit francez në 1 janar të 2017 ndaj Cristal Palace, u vlerësua e denjë për Çmimin Pushkash. Përkrahësit e Celtit fituan çmimin e tifozëve, duke njohur festimet e tyre në maj për 50 vjetorin e klubit që fitoi Kupën Evropiane. Në një ceremoni të ndjekur nga lojtarët e Sir Alex Ferguson dhe Kenny Dalglish, tifozët mbanin kartat me ngjyrë që shkruan “Lions Lisbonës” në nder të triumfit të Celtic në vitin 1967 mbi Interin në kryeqytetin portugez.

Artikulli paraprakKINEMAJA ITALIANE DHE ROLI GJUHËSORË
Artikulli tjetërVLLAZNIA TAEKËONDO SHPALLET KAMPIONE BALLKANI