Ermonela Jaho është këngëtarja me e preferuar dhe konsiderohet ylli fluturues për operat me famë botërore. Kudo që ka performuar ajo ka shkëlqyer.

Ky sukses i padiskutueshëm i saj në bën krenarë të gjithëve. Por ajo që vihet re së fundmi ka të bëjë me një film dokumentar që do të realizohet nga Opera Mbretërore e Londrës (Royal Opera House) për këngëtaren shqiptare me famë Botërore Ermonela Jaho. Kjo deklaratë është bërë në faqen zyrtare të operës, ku ky institucion prestigjioz e vlerëson këngëtaren me një metaforë të pazakontë, që nënkupton se Ermonela Jaho është vetë zëri i operës. “Në qoftë se opera është e re për ju, ose thjesht keni kureshtje, sopranoja Ermonela Jaho do të bëjë më të mirën e saj për t’ju përgjigjur. Ne do të përzgjedhim disa këngë dhe do t’i përdorim për të krijuar një film që do të xhirohet javën tjetër.”, shkruhet ne faqen zyrtare.

Artikulli paraprakRIFORMATIMI I QEVERISË SHMANG ZGJEDHJET E PARAKOHSHME
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT, I KTHJELLËT DHE VRANËSIRA TË LEHTA