Filmi kosovar, “Zgjoi (Hive)”, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, pasi është futur në listën e ngushtë për nominim për Çmimin prestigjioz Oscar.

Të entuziazmuar reaguan personazhe të fushave të ndryshme, mes tyre edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa. Ajo postoi një Instastory ku shkruante se ishte lajmi më i mirë për tu zgjuar e më pas edhe një post në Instagram, ku tregonte krenarinë para 76 milion ndjekësve. Komente të shumta janë parë në postimin e Duas, por më së shumti bie në sy komenti i Donatella Versace.

Stilistja e njohur ka pasur bashkëpunim të ngushtë me këngëtaren vitet e fundit dhe e ka veshur shpesh për daljet në tapetin e kuq. Madje pak kohë më parë, Dua hapi dhe mbylli sfilatën e Donatella-s. Në postimin për filmin “Zgjoi”, stilistja shkruan se Kosova ka shumë gjëra për t’u krenuar.

“E MREKULLUESHME!!! Duhet të jesh kaq krenare Dua Lipa. Kosova ka shumë për të qenë krenare!!!!”, shkruan Donatella.

Artikulli paraprakDJ DAGZ “THUMBOI” BENIADËN DHE “PARALAJMËRON” EINXHEL SHKIRËN: NËSE E BËN…
Artikulli tjetërVAKSINA TURKE ‘TURKOVAC’ MERR MIRATIMIN PËR PËRDORIM URGJENT