Shengjini do te jetë gati per sezonin turistik brenda fillimit të muajit maj.Prej ditesh ka nisur nderhyrja per pastrimin dhe sistemimin e rërës e më pas do të vijohet me plugimin e saj. Paralelisht po punohet dhe ne sistemimin e ambjenteve të gjelberta përgjatë shetitores së plazhit, më qëllim krijimin e një ambjenti sa më atraktiv për pushuesit.

Rrritja e cilësisë së shërbimeve kryesisht sa i përket pastërtisë do të jenë në fokus të këtij sezoni turistik thote administratori i Shëngjinit Brahim Demi.

Referuar prenotimeve, pritshmërite e operatoreve janë për nje sezon turistik të suksesshem, ndërsa i vlersojnë si domosdoshmeri ndërhyrjet që po kryhen.

Zona turistike ka njohur zhvillim të jashtëzakonshem gjatë viteve të fundit dhe këtë e deshmon numri i pushuesve dhe turisteve i cili ka ardhur gjithnjë në rritje.

Artikulli paraprakFSHATI BLERAN PA RRUGË, PROTESTOJNË BANORËT
Artikulli tjetërSEZONI NË LEZHË, NDAHEN STACIONET E PLAZHIT