Ne fshatin ku jeton pakica serbo malazeze ne Shkoder, deklaratat e prifitit malazez dhe diplomatit serb kane zene ne befasi keta banore. Eshte ne fakt nje histori qe perseritet vit pas viti, pasi sa here qe vijne nga keto ane perfaqesues serb duket se lekunden ekuilibrat e harmonise dhe bashkejetes duke hapur plage qe koha dhe arsyeja kerkon qe te mbyllen.

Nje nga banoret aty e quan te papranueshme deklarata qe nxisin urrejtje nga nje njeri i veshur me petkun e fese, ndersa kerkon qe te jetoje ne paqe me pjesen tjeter te komunitetit

Por ne keto zona ka banore te tjere malazez te cilet ngurojne te dalin ne kamera, e megjitahte na ftojne brenda shtepise per te na rrefyer versionin e tyre te historise. Ato thone se ka nje keqinterpretim te thenieve te priftit serb , pasi sipas tyre sa here qe ne kishen e vrakes eshte mbajtur meshe eshte predikuar tolerance dhe bashkejetesa, ndersa sa i takon ceshtjes se kosoves as ato vete nuk preferojne te japin komente.

Kisha e Vrakes sot eshte e kycur , ndersa nuk dihet nese jane deklaratat e nje dite me pare te cilat do e vendosin fundin e nje kapitulli te erret e te perseritur ku serbet e malazezet vijne ne territorin e Shqiperise dhe nga kjo kishe bejne deklarata politike antishqiptare .

Artikulli paraprakISH TË PËRNDJEKURIT MARRIN DËMSHPËRBLIMET
Artikulli tjetërVLLAZNIA NË ULQIN STËRVITJE INTENSIVE