Pas nëntë vitesh zvarritje dhe procedurash pafund, më në fund, të gjithë ish të përndjekurit politik kanë marrë përfundimisht të gjitha këstet, kjo përsa u përket të gjallëve. Sipas kryetarit të shoqatës s ëish të përndjekurve, Zenel Drangu, i gjithë procesi është përmbyllur në ditët e fundit të muajit dhjetor, ashtu siç ishte premtuar dhe parashikuar nga Ministria e Financave dhe i jep fund një kalvari të gjatë kërkesash.  Megjithatë, edhe pse këstet tashmë kanë përfunduar, një kategori tjetër e veçantë pret të marrë akoma para dëmshpërblimesh.

Kësaj here bëhet fjalë për të gjithë ish të burgosurit që kanë vuajtur dënim më të madh se 15 vite burgim. Frangu bën me dije se në të gjithë Shqipërinë figurojnë rreth 70 persona, dhjetë prej të cilëve prej Shkodre, të cilët kanë vuajtur nga 20 apo 25 vite e mëshumë burgim dhe do të përllogariten për të marrë më shumë para. Procedurat pritet të publikohen në vazhdim nga Ministria e Financave.

Përderisa, në vazhdim, pritet të shpërndahen tetë këstet e radhës për të gjithë familjarët. Këtë vit, edhe pse i vonuar, ata pritet të marrin këstin e tretë, nga tetë në total.

Artikulli paraprak“SHQIPONJA RREZIKON TË MBETET VETEM NË FLAMUR”
Artikulli tjetërFSHATI I NDARË MES SHQIPËRISË DHE SERBISË