Ndërsa Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi akuzon arbitrin e dytë të ndeshjes për fyerje, Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë me një deklaratë për të dënuar ngjarjen e shëmtuar që ndodhi mbrëmjen e së shtunës pas ndeshjes mes Flamurtarit dhe Vllaznisë.

Në komunikatën e saj, FSHF thekson se ajo çfarë ndodhi ndaj arbitrit kryesor e asistentëve të tij ishte një akt i shëmtuar e i dënueshëm.

Sipas qeverisë së futbollit në vend agresioni fizik ka ndodhur në prani të forcave në stadium, të cilat për më tepër nuk e parandaluan.

FSHF vijon në komunikatën e saj se i bën apel Policisë që të zbardhë plotësisht këtë incident pas dëshmisë dhe denoncimit të arbitrit dhe të veprojë menjëherë në bazë të ligjit ndaj autorëve të këtij agresioni.

Në të njëjtën kohë Federata Shqiptare e Futbollit bën Flamurtarin me përgjegjësi për mosmarrjen e masave për organizimin e ndeshjes e sidomos për mbrojtjen e miqve.

Artikulli paraprakSHERR NË TIRANË, QËLLOHEN ME THIKË I RIU ME TË FEJUARËN
Artikulli tjetërVLAHUTIN NE SHKODER :SHQIPTARET E MERITOJNE EUROPEN