92 familje ose rreth 2500 banore te komunitetit rom dhe egypian ne Shkoder do te jene pjese e projektit te financuar nga BE “ Fuqizimi Social dhe ekonomik per romet dhe egjyptianet – shtyse per perfshirjen sociale”.

Ky projekt me nje total prej 4 milion euro u prezantua diten e sotme ne Shkoder ku I pranishem ishte edhe Perfaqesuesi I Delegacionit Evropian Jan Rudolp. Ne fjalen e tij Rudolph nenvizoi se integrimi I komunitetit rom dhe egjyptian eshte nje nga prioritet kryesore te BE per procesin e antaresimit te Shqiperise. Nderkohe kryetarja e Bashkise Shkoder Voltana Ademi teksa beri te dituar problematikat qe ka ky komunitet shprehu angazhimin e bashkise per te bashkepunuar me projektin me qellim permiresimin e aksesit te romeve dhe egjyprianeve ne sherbimet publike. Projekti u prezantua perpara autoriteteve locale , shoqerise civile si dhe antareve te komunitetit rom dhe egjyptian ne Shkoder. Nderkohe ky projekt perfshin nje sere komponentesh si : punesimin, perfshirjen sociale dhe aksesin ne sherbimet baze per integrimin e romeve dhe egyptianeve.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakKREMTOHET NË SHKODËR, DITA E ZOJËS SË KËSHILLIT TË MIRË
Artikulli tjetërKËSHILLTARËT BOJOKOTOJNË KOMISIONET EDHE NË PRAG TË BUXHETIT