Kampionati kombëtar i futbollit të femrave do të rikthehet këtë fundjavë, pas shkëputjes disa ditore për shkak të angazhimit të futbollisteve me ekipet Kombëtare në kompeticionet europiane. Pikërisht, këtë të dielë do të zhvillohet Klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana, për llogari të javës së 16-të. Kampionet në fuqi të vendit do të kërkojnë fitoren e rradhës për të blinduar vendin e parë. Një gjë të tillë e thotë edhe presidenti i Vllaznisë në futboll për femra, Lazër Matija, i cili shprehet besimplotë se vajzat kuqeblu do të arrijnë ta fitojnë këtë ndeshje.

Matija thotë se ndeshja në Shkodër do të jetë krejt ndryshe nga ajo e fazës së parë në Tiranë, ku nuk munguan incidentet dhe dhuna.

Klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana do të luhet të dielën në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 16:00.

Artikulli paraprakADAM MACA NË FINALEN E EUROPIANIT U-18
Artikulli tjetërGONZATO: LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT MBETET SFIDË