Lufta kundër korrupsionit vazhdon të mbetet një sfidë e Shqipërisë, ndërsa ende nuk janë bërë përpjekjet e duhura për integrimin në BE. Kështu deklaroi në një takim me studentët e drejtësisë, ambasadori I BE në Shqipëri Silvio Gonzato.

Ambasadori i BE u shpreh se me krijimin e një institucioni si SPAK, cili po merret me rastet e korrupsionit dhe krimet e nivele të larta, mund të krijohet një ndryshim social.
Gonzato tha se pavarësisht nevojës së madhe për të rekrutuar të rinj në sistemin e drejtësisë, në Magjistraturë nuk duhet ulur nota mesatare.

Rajmonda Këçira, rektore e universitetit të Shkodrës tha se ky projekt ka si synim të nxisë studentët e drejtësisë që të përfshihen më shumë në projektin “ Gjyqësori në Fokus” .

Artikulli paraprakFUTBOLL FEMRA, TË DIELËN VLLAZNIA-TIRANA
Artikulli tjetërAMBASADORI I BE: DUMANI, I PASHQETËSUAR NGA POLITIKA