Vllaznia e femrave ka mposhtur me rezultatin e pastër 4-0 ekipin e Tiranës. Ekipi kuqeblu zhvilloi një organizim fair-play dhe model të ndeshjes, duke e lënë mënjanë historinë e sherrit të ndodhur në fazën e parë në mes këtyre dy skuadrave. Takimi, i luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” u dominua nga vajzat kuqeblu, teksa në pjesën e parë ka qenë sulmuesja Fortesa Berisha që ka shënuar dy gola njëri pas tjetrit dhe në këtë mënyrë, ky 45-minutësh u mbyll në shifrat 2-0. Edhe në pjesën e dytë, do të kishte dy gola të tjerë, të cilët do të shënoheshin nga Gresa Berisha me 11-metërsh dhe Risa Yamada.

Megjithatë, pavarësisht fitores, pas ndeshjes, trajneri Nikolin Leka u duk jo shumë i kënaqur me këtë rezultat. Ai priste një fitore më të thellë ndaj Tiranës, nisur nga rastet e shumta që u krijuan.

Pas javës së 16-të, Vllaznia me 45-pikë kryeson e vetme renditjen e kampionatit, e ndjekur nga Apolonia me 42 dhe Partizani e Tirana me nga 36-pikë secila, teksa kanë mbetur edhe dy javë për t’u luajtur para se të nisë faza “Final Four” që do të aplikohet këtë sezon edhe tek kampionati i femrave.

Artikulli paraprakNJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH
Artikulli tjetërVLLAZNIA U-19 RIKTHEHET TEK FITORJA