Vllaznia U-19 është rikthyer tek fitorja në kampionat. Në ndeshjen e luajtur në Arbanë të Tiranës ndaj skuadrës së Dinamos, kuqeblutë kanë arritur të triumfojnë me rezultatin 2-1. Gjithçka është zgjidhur që në pjesën e parë të ndeshjes për shkodranët. Fillimisht, ka qenë sulmuesi Kevin Dodaj, i cili ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 7-të, ndërsa në minutën e 21-të ka qenë Ersi Zaganjori që ka dyfishuar shifrat. Pjesa e parë do të mbyllej me shifrat 2-0 në favor të Vllaznia U-19.

Në pjesën e dytë, Dinamo shtoi përpjekjet për të shënuar dhe ia del të shënojë me anë të Meçës në minutën e 78-të, por vetëm kaq, sepse nuk arritën të bëjnë asgjë më shumë dhe si rrjedhojë, dinamovitët ishin të detyruar të pranojnë humbjen. Në këtë mënyrë, Vllaznia U-19, pas kësaj fitoreje me rezultatin 2-1, është ngjitur në kuotën e 21-pikëve, duke qenë tashmë në vendin e tretë të renditjes së kampionatit.

Artikulli paraprakFUTBOLL FEMRA, VLLAZNIA MPOSHT TIRANËN
Artikulli tjetërNOT, VIKI TAFRRUKU KAMPIONE KOMBËTARE