Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është Zip Line në Theth. Me ndërtimin e Zip Line, Thethi shton një atraksion tjetër për tërheqjen e më shumë vizitorëve dhe krijon një shans të ri për të promovuar bukuritë natyrore të kësaj zone. Një udhëtim në këtë vend magjik në Alpet e Shqipërisë sigurisht do të jetë një aventurë e paharrueshme për të gjithë ata që zgjedhin ta vizitojnë.

Një iniciativë e Fatmir Berishta i cili shprehet se një atraksion i tillë i mungonte kësaj zone turistike e cila pritet të vihet në funksion brënda pak ditësh.

Berishta tregon se në realizimin e ketij projekti ka hasur pak vështirësi por nga ana tjetër ka pasur ndihmën e institucioneve.

Gjithashtu Berishta shprehet se pritshmëritë janë të mira pasi edhe interesi i vizitorëve të huaj dhe shqiptarë është i madh.

Zip Line është një atraksion i emocionueshëm dhe i rrallë që do të sjellë një eksperiencë të jashtëzakonshme për aventurierët dhe dashamirët e natyrës. Turistët do të kenë mundësinë e madhe për të kaluar mbi kodrat, lumin e Thethit dhe lugina e Alpeve të Shqipërisë, duke shijuar pamjet e mrekullueshme dhe adrenalinën që ky ZipLine ofron.

Artikulli paraprakKRYEBASHKIAKJA E KURBINIT DO HETOHET NGA PROKURORIA
Artikulli tjetërFUTBOLL FEMRA, VLLAZNIA MPOSHT TIRANËN