Më shumë akses ne lëvizshmeri dhe përfshirje në jeten social-kulturore të qytetit. Këta janë kërkesat e Shoqatës së të Verberve në Lezhë, të cilët i prezantuan përmes një marshimi sensibilizues në Diten Ndërkombëtare të Shkopit te Bardhë. Sipas të verberve institucionet kanë ndërmarrë veprime në mbeshtetje të tyre gjatë viteve të fundit, por ka ende shume punë për të bërë kryesisht në krijimin e infrastruktures që ju mundëson lëvizjen pa pengesa në qytet.

Në të njejten linje ishte dhe kryetari i shoqatës së te Verberve në Lezhë Zef Lleshi, sipas të cilit pushteti vendor duhet të jetë më i vemendshem ndaj kesaj kategorie.

Në lidhje me kërkesat e përsonave të verber Bashkia Lezhë bën me dije se gjatë viteve të fundit janë kryer njësërë ndërhyrjesh infrastrukturore për të krijuar akses ne lëvizje për këtë kategori, projekte qe do të vijojnë menjëhrë pas zbatimit të projektit të kanalizimeve të ujerave të bardha dhe të zeza në qytet.

Artikulli paraprakGATI PËR PRITJEN E REFUGJATËVE
Artikulli tjetërPËRNDOQI NJË 17 VJEÇARE, ARRESTOHET 47 VJEÇARI