“Vizita” është premiera të cilën trupa e teatrit “Migjeni” do ta shfaqë për tri ditë me radhë. Përpara natës së parë të premierës, regjisori italian Daivde Iodice shprehet se kjo shfaqje flet për një ëngjëll të huaj që shkon në një fshat dhe i mëson banorëve se askush në këtë botë nuk është i huaj.

Drejtorja në detyrë e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka, e cila ka shfaqjen e saj të fundit thotë se është krenare që e mbyll me një projekt të tillë të përmasave botëror.

Aktorët që janë pjesë e premierës “Vizita” vlerësojnë eksperiencën e punës me regjisorin italian si tregojnë se do jetë një shfaqje që do prekë publikun e pranishëm.

Me tekst të George Wells dhe regjinë e italianit Davide Iodice, shfaqja “Vizita” vjen si një bashkëpunim me teatrin e Sardenjës në Itali dhe Institutin Italian të Kulturës ndërsa pas Shkodrës do vijojë edhe në teatrin kombëtar në Tiranë me 1 dhe 2 nëntor.

Artikulli paraprak“MARUBI”, PRODHIMI I FOTOVE SI PARA 170 VITESH
Artikulli tjetërKRIJOHET KOMITETI I PARKUT KOMBËTAR TË ALPEVE