Kjo fotografi u prodhua me të njëjtat teknika si para 170 vitesh që bënte Pietro Marubi në qytetin e Shkodrës. Ky proces fotografik është një prej tri teknikave më të vjetra në botë të cilën përdorte Pietro Marubi, themeluesi i dinastimë së Marubve në vitin 1850. Për të realizuar fotot si para 170 vitesh në Shkodër mbërriti nga Gjermania Maximilian Zeitler, fotograf dhe specialist i realizimit të proceseve historike të fotografisë. Zeitler po zhvillon një trajnim me 5 fotogravë nga Shkodra, Tirana dhe Prishtina se si prodhohen fotot e vjetra siç bënte Marubi 170 vite më parë me procesin e kolodiumit të lëngshëm.

Një prej fotografeve që po merr pjesë në këtë trajnim Majlinda Hoxha thotë se ndjenja që përjeton në këtë proces fotografik është e veçantë.

Drejtori i muzeut kombëtar të fotografisë “Marubi”, Luçian Bedeni e cilëson një ngjarje historike rikthimin e teknikës së prodhimit të fotove nga Pietro Marubi.

Kjo teknikë e prodhimit të fotografive si para 170 vitesh pritet që të përhapet edhe më shumë në Shkodër tek fotografët e rinj për të ruajtur një trashëgimi shumë të pasur që la pas dinastia Marubi.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRENEA AKSION NË SHKODËR, PRANGA 43 VJEÇARIT
Artikulli tjetërGATI PREMIERA “VIZITA” NË TEATRIN “MIGJENI”